MENU
klinika

Skema

Statistikat e Blegtorisë, rritet me 1.7 % numri i gjethëve

15.06.2019 - 21:47

Numri i gjedhëve në vitin 2018 është 467.318krerë, duke shënuar një rënie me rreth 1,7%,në krahasim me vitin 2017. Në vitin 2018, numri i të leshtave është1.863.837krerë,duke shënuar një rënie me3,2% krahasuar me vitin 2017.

Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT sipas të cilit mësohet se kategoria kryesore e të leshtave përbëhet ngadelet e qumështit me rreth 73,3% ndaj totalit të tufës.

Numri i të dhirtave në vitin 2018është 917.155krerë, duke pësuar një rënie vjetore me rreth 1,7%, në krahasim me vitin 2017.

Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit, me 97,5% ndaj totalit të tufës. Në vitin 2018,numri i krerëve të derrave është 184.133krerë, duke shënuar njërritjevjetore me rreth2,2%,krahasuar me vitin 2017.

Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 35,9% dhe Shkodër me 27% ndaj totalit të gjithë krerëve.

Prodhimi i qumështit në vitin 2018 është rreth 1,14 milionë ton, duke shënuar një rënie me rreth 1%, në krahasim me vitin 2017. Struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2018 është: qumësht lope 85,1%, qumësht dele 7,4% dhe qumësht dhie me 7,5 %.

Në 2018, prodhimi i qumështit nga lopët është 973.526 ton,ose 0,9 % më pak, krahasuar me vitin 2017. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi, nëvitin 2018 është 2.916 kg për krerë,duke u rritur me 2,4%,krahasuar me 2017.

Prodhimi qumështit nga delet, për vitin 2018, ka pësuar një rënie me rreth 2,5%,krahasuar me vitin 2017. Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 61,8 kg për krerë, duke pësuar një rritje me 0,6%, krahasuar me vitin 2017.

Prodhimi qumështit nga dhitë në vitin 2018është 0,9% më i ulët se një vit më parë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit të dhive në nivel vendi është rreth 123 kg për krerë, duke u rritur me rreth 2 %,krahasuar me vitin 2017.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 161 mijë ton, duke u rritur me 0,1%, në krahasim me vitin 2017.