23.06.2019 - 11:59
Pas tensioneve në Tropojë me datë 18 qershor, është vënë në pranga edhe një tjetër person i cili ishte shpallur në kërkim.
I arrestuari me inicialet S.M., 43 vjeç, është banues në fshatin Bujan, Tropojë.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje u arrestuan 7 persona, ndërsa një tjetër u arrestua me datë 22 qershor, duke shkuar kështu në nëntë të ndaluar gjithsej.
Sipas policisë, ndalimi i 43 vjeçarit u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Zbatoni dekretin"