MENU
klinika

Përplasja

Sulmet në KZAZ në Dibër, shoqërohen disa persona

29.06.2019 - 08:39

Policia ka shoqëruar disa persona për sulmet në KZAZ-në numër 16 në Dibër.

Nuk dihet ende numri i të shoqëruarve, por pritet që të rritet gjatë ditës.

Militantë të PD sulmuan KZAZ-në mbrëmjen e kaluar dhe policia përdori gaz lotsjellës për ti shpërndarë.

Nga incidenti mbetën të lënduar disa protestues dhe punonjës policie.

Rreth 250-300 persona sulmuan punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s nr 19 në Dibës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN