MENU
klinika

Shpërthimi në Gjirin e Omanit

Sulmi në cisternat e naftës/ SHBA akuzon Iranin

14.06.2019 - 15:39

Dy anije-cisternë me naftë shpërthyen dje në Gjirin e Omanit, dhe për këtë SHBA akuzon Iranin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Iranin për sulmin. Ai tha se vlerësimi është bërë në bazë të informacioneve për llojin e armëve të përdorura.

Pak orë pas deklaratës së Pompeos, ushtria amerikane ka publikuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet. Një zyrtar i lartë iranian i tha BBC-së, se Irani nuk ka lidhje me sulmet.

Shpërthimet në një nga rrugët ujore më të ngarkuara të naftës në botë, vijnë një muaj pasi katër depozita nafte u sulmuan në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. SHBA-ja në atë kohë fajësoi Iranin, por Teherani i mohoi akuzat.

Çmimet e naftës i ngritën deri në 4% pas incidentit të së enjtes. Gjiri i Omanit është një ngushticë strategjike, përmes së cilës kalojnë qindra milionë dollarë.

Ky është incidenti i dytë serioz në një muaj që përfshin anijet e cisternave pranë ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës kalon të paktën një e pesta e naftës në botë.

Në maj, katër depozita u goditën nga pajisje shpërthyese pranë një porti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një raport i paraqitur së bashku nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Norvegjia javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së treguan se ata ishin vendosur atje nga frogmanët.

Por në atë rast dëmi ishte i vogël, nuk kishte zjarr dhe askush nuk u evakuua. Kjo është shumë më serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen