MENU
klinika

Postimi

Takimet elektorale/ Basha: 30 qershori, varreza politike e Ramës!

15.06.2019 - 21:23

Ndërsa Kryeministri Edi Rama vijon me takimet elektorale në vend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se 30 qershori është “varreza politike” e tij.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën “Për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ndërsa bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nëntë kombëtare të opozitës, e cila është planifikuar më 21 qershor, Basha thekson edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë hap pas.

POSTIMI:

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”, shkruan Basha.