MENU

Ja e vërteta

Taylor Swift dhe Katy Perry u pajtuan?

12.06.2019 - 14:19

Gjithçka nisi kur Taylor Swift akuzoi Katy-n se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën. 

Por,ditën e djeshme, Taylor Swift gjeti mënyrën më të ëmbël të mundshme për t’u pajtuar me Katy Perry-in.

Pjata me biskota me çokollatë të bëra në shtëpi (ose jo?!) kishte të shkruar mbi të: “Më në fund paqe”.

Katy Perry shpalli pajtimin në Instagram, duke publikuar foton e pjatës me lokacionin “let’s be friends” (eja bëhemi shoqe) dhe duke shkruajtur: “Sa mirë kështu” duke etiketuar Taylor Swift-in.

Taylor Swift bëri deklaratën e vet të paqes duke komentuar disa emoji me zemra.

Sipas Katy-t, nuk mund të mos e pëlqente diçka të tillë pasi guximi për të folur hapur për politikën duhet mbështetur.

Përpara fillimit të turit të Taylor Swift-it, “Reputation” në maj, Katy Perry i dërgoi asaj një shënim ku i shkruante:

“Hej mikeshë e vjetër. Kam reflektuar për keqkuptimet tona dhe inatet.”

Ajo i shprehu ndjesën e saj: “më vjen vërtet keq” dhe mori përgjegjësi të plotë për sherrin 6- vjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky takim pritej të shkaktonte trazira

Pas takimit mes Pattinson dhe Swift, reagon Katy Perry