MENU
klinika

Përdorimi i shpeshtë i tyre

Të fiksuar pas baktereve? Pasojat negative të antibakterialëve

21.06.2019 - 20:26

Bakteret janë kudo, dhe për ata që janë veçanërisht të shqetësuar nga ndonjë infeksion, antibakterialët në formë lëngu nuk janë përgjigja.

Vetëm me një sprucim të shumë njerëz mendojnë, se mund të mbrohen nga gjithçka. Por kohët e fundit, mjekët dhe shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë se antibakterialët nuk janë domosdoshmërish zgjidhja për papastërtitë.

Përdorimi i shpeshtë i tyre mund të ketë pasoja të tmerrshme për mikrobet e duarve, bakteret “e mira” që mbajnë lëkurën tonë dhe trupin tonë të shëndetshëm.

“Nuk ka dyshim se përdorimi i dezinfektuesit të duarve – jo vetëm mbipërdorimi, ndoshta çdo përdorim – do të” prishë florën bakteriale që është e nevojshme, thotë David Coil, një mikrobiolog në Qendrën e UC Davis Genome.

Këto pastrues me të vërtetë i vrasin mikrobet por ato mund të heqin dhe ato që trupit tonë apo duarve i duhen.

Është e vështirë të tregohet se sa antibakterial duhet të përdorni në ditë që mos të kthehet në diçka të keqe për ju kështu që më e mira është të mos e përdorni atë dhe të lani duart atëherë kur mundeni.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?