MENU
klinika

Sigurimet

Të gjithë të punësuarit verifikojnë online në e-Albania pagesat

16.06.2019 - 17:38

Personat e punësuar mund t’i verifikojnë pagesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në portalin “e-albania”, pa qenë nevoja të shkojnë në zyrat e ISSH-së.

Të dhënat që janë hedhur në sistem fillojnë nga dhjetori i vitit 2011 e në vazhdim. Në portalin qeveritar mund të verifikohen për të gjithë personat e punësuar, pagesa e kontributeve është një pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë financiare dhe garancisë për pensionin.

Tashmë, të punësuarit mund t’i kontrollojnë ato online përmes portalit unik qeveritar “e-Albania”.

Kjo është një mundësi që iu jepet përmes shërbimit: “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit”, i cili i mundëson çdo qytetari të marrë informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe të paguara nga punëdhënësit. Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011. Regjistrohuni/identifikohuni në portal si qytetar dhe kërkoni shërbimin që ofrohet menjëherë. Mos neglizhoni, pasi me “e-Albania” ju mund të kontrolloni kontributet.

Në mbështetje të Kodit të Punës, punëdhënësi është i detyruar të nënshkruajë një kontratë pune me punëmarrësit, me kohë të plotë ose të pjesshme.

Punë-dhënësi duhet të mbajë regjistra për periudhën e marrëdhënieve të punës dhe shumat e paguara për çdo punëmarrës, me kohë të plotë ose të pjesshme. Të bëjë sigurimin e çdo punëmarrësi, me kohë të plotë ose të pjesshme, duke filluar nga data e fillimit të punës, sipas përcaktimit në kontratën e punës ose në aktin e emërimit.

Të bëjë llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, brenda afateve të përcaktuara për çdo punëmarrës.

Sipas ligjit në fuqi, çdo individ, pavarësisht nga historiku i vjetërsisë në punë, në marrëdhënie me shtetin, me ish-kooperativat apo me kontribute të derdhura nga viti 1994 dhe në vazhdim, do të ketë të drejtë të marrë një pension që varet nga shuma e pensionit social, shuma e kontributeve të paguara dhe gjatësia e periudhës së sigurimit.

Sistemi i sigurimeve shoqërore, i vendosur në vitin 1993, trashëgoi nga e kaluara dy skema të veçanta pensionesh, njëra për individët e punësuar në ndërmarrjet shtetërore dhe tjetra për punonjësit e ish-kooperativave bujqësore. Kushti kualifikues për pensionin e pleqërisë ishte 20 vjet anëtarësi në kooperativë.

Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet e nevojshme për të kontrolluar në portal kontributet e deklaruara janë: -Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin “e-Albania”).

Hapat e procedurës -Regjistrohuni si qytetar në portal