Edhe Lezha këtë mëngjes është gdhirë nën ethet e frikës.
Në Lezhë sot është regjistruar një ngjarje e rëndë me një të vdekur.
Pas një konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri Gjin Marku.
Sakaq, blutë kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar me inicialet T. Gj., mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.
Njoftimi i plotë:
Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij
Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.