MENU
klinika

Të shtëna me armë

Plagoset anëtari i bandës së Lul Berishës

20.06.2019 - 14:07

Këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugën e re të ish-kënetës ka pasur një shkëmbim me armë zjarri.

Mësohet se i plagosuri është Juljan Mecja.

Mecja nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai njihet si një anëtar i bandës së Lul Berishës në Durrës.

Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, por dyshohet se mund të ketë edhe të plagosur të tjerë.