MENU
klinika

Roland Garros

Tenis/ Surpriza në gjysmëfinalet e femrave!

06.06.2019 - 17:30

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit çerekfinale për femra në Roland Garros, duke përcaktuar edhe 4 tenistet më të mira, që avancojnë në gjysmëfinale.

Katër emra surprizë, që asnjëherë në karrierën e tyre nuk kanë fituar një grand slam. Ato janë Johanna Konta, Ashleigh Barty, Amanda Anisimova dhe Marketa Vondrousova.

Në ndeshjet çerekfinale të luajtura sot nuk kanë munguar surprizat, siç është eliminimi tenistes rumune Simona Halep, kampione në fuqi.

Fituesja e vjetshme u mund 2-0 (6-2, 6-4) nga tenistja amerikane Amanda Anisimova.

Një rezultat surprizë, pasi Halep, numri 3 në botë, ishte favoritja kryesore për të triumfuar edhe këtë vit, por sot zhgënjeu.

Sot fitoi edhe tenistja australiane Ashleigh Barty, që mposhti po 2-0 (6-3, 7-5) tenisten amerikane Madison Keys. Kjo e fundit ishte favorite në këtë sfidë, por Bary u tregua më e saktë në momentet vendimtare dhe e meritoi fitoren. Ndeshjet e luajtura sot duhej të zhvilloheshin dje, por u shtynë për shkak të shiut.

Kështu, në gjysmëfinalet që do të luhen nesër, janë këto përballje: Ashleigh Barty-Amanda Anisimova si dhe Johanna Konta- Marketa Vondrousova.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbi prek çerekfinalen

Djokovic e kthen në stërvitje!


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin