MENU
klinika

Tensione në Kavajë

Bashkia kërkon lirimin e ambjenteve zgjedhore

19.06.2019 - 09:23

Pas dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit bashkitë e djathta kanë nisur aksionin për lirimin e ambjenteve zgjedhore.

Aksionit i është bashkuar edhe Bashkia e Kavajës, drejtuar nga Isa Sakja.

Mësohet se mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara KZAZ-së.

Kujtojmë se në Shkodër dhe Tropojë janë regjistruar përplasje të forta.

Ndërsa sot policia ka njoftuar se janë arrestuar 4 persona në Shkodër dhe 7 në Tropojë.