MENU
klinika

"Je i tredhur..." VIDEO

Tensione në Korçë/ Salianji-zv.drejtorit të Policisë: T’i heq pantallonat…

15.06.2019 - 18:17

Në zonat ku kryeministri Rama zhvillon aktivitete elektorale opozita ka vijuar skenarin e bllokimit të rrugëve.

Përfaqësuesit e opozitës të mbështetur nga banorët e zonës kanë zhvilluar një protestë në aksin Korçë-Bilisht, ku janë përplasur me forcat e rendit.

Në mbështetje të protestuese janë edhe dy ish-deputetë të opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Ish-deputeti i PD, Salinaji është përplasur me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, të cilit i tha se është “servil i pushtetit dhe i tredhur nga krimi”.

Pjesë nga debati:

Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt, mos bëj të fortin me qytetarët…

Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë, por mua me njeh ndryshe…

Salianji-Lokës: Për personale të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe m’u drejto me respekt…