MENU
klinika

Parashikimi

“Tërbohet” moti, reshjet pushtojnë vendin

03.06.2019 - 08:34

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente gjatë gjithsë ditës së sotme.

Në disa qarqe ato do të arrijnë mbi mesataren.

Parashikimi nga IGJEUM:

Sot pritet shtim i intensitetit të reshjeve, ato do të arrijnë mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa në qarqet SHKODËR, KUKËS, LEZHË, DIBËR dhe DURRËS ato do të jenë intensive. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 18 °C

në vendet malore: 7/ 14 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.