MENU
klinika

ATP publikon formularin TIP

Çfarë ju duhet për tërheqjen e dosjeve të kompensimit?

02.06.2019 - 15:41

Agjencia e Trajtimit të Pronës publikon fomrularin TIP për të gjithë pronarët që kanë depozituar dosje me kërkesa për kthim apo kompensim pronash.

Pronarët mund të mund të paraqiten për të marrë dosjet pasi në shkurt të këtij viti ka ka përfunduar afati ligjor i shqyrtimit.

Përmes një njoftimi ATP ka bërë të ditur se në zbatim të Ligjit Nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, ATP-së, si institucioni i ngarkuar për zbatimin e këtij Ligji, ka përfunduar afatin 3-vjeçar nga hyrja në fuqi e atij ligji, sipas të cilit ATP-ja vlerëson vetëm financiarisht të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

Sipas përcaktimeve të nenit 15 të ligjit, afati i vlerësimit të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën për kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundoi më datën 23 shkurt 2019. Sa më sipër, Agjencia e Trajtimit të Pronave tashmë ka informuar subjektet e interesuara për mbylljen e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, kanë qenë për tu shqyrtuar gjithsej 16.462 kërkesa të patrajtuara për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë kërkesat për njohjen e së drejtës së pronës, të bëra para hyrjes në fuqi të Ligjit 133/2015 si dhe kërkesat e bëra brenda afatit 90-ditor nga hyrja në fuqi e Ligjit.

Për të tërhequr dokumentacionin e depozituar pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronës në mbështetje të kërkesës së tij për njohje pronësie, qytetari i interesuar duhet të dorëzojë në ATP një formular, ku duhet të raportojë disa të dhëna.

Kështu, përveç gjeneraliteteve kryesore, duhet raportuar edhe numri i dosjes (dosjeve) që kërkohet të tërhiqen, fakti nëse personi është një trashëgimtar direkt apo një përfaqësues me prokurë i pronarit apo familjes së tij.

KERKESA PER DOSJET

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tabelë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Fitojnë gjyqin me ATP, kompensohen 95 pronarë

Kompensimi dhe trajtimi i pronave

KLSH çon në Prokurori dy ish-drejtues të ATP-së