MENU
klinika

Detajet

Tërmetet “rrënojnë” Floqin, banorët akomodohen në shkollë

04.06.2019 - 10:34

Tërmetet e njëpasnjëshme në Korçë kanë lënë pa shtëpi më shumë se 200 vetë në këtë qark.

Ndërkohë për ta përveç çadrave janë gjetur edhe mënyra të tjera alternative për strehim.

Minsitria e Mbrojtjes bën me dije se në fshatin Floq, që rezulton të jetë më i dëmtuari nga tërmetet e ditëve të fundit, 45 banorë janë akomoduar në shkollën e fshatit, ndërsa 25 të tjerë në qëndrën sociale “Kenedy”.

kolana e librave

Po sipas MM, aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë të tyren.

Nga banorë dhe vullnetarë të Bashkisë së Tiranës po niset një kamion me ndihma në veshëmbathje dhe ushqime.