MENU
klinika

Tërmetet rrënuan fshatin

Rama viziton banorët e Floqit në Korçë

05.06.2019 - 13:57

Kryeministri Rama ka vizituar sot ashtu sikurse kishte paralajmëruar banorët e fshatit Floq në Korçë.

Fshati Floq disa ditë më parë u godit nga tërmete të njëpasnjëshme.

Menjëherë sapo ka mbërritur në Korçë, Rama është ndalur tek çadrat ku janë strehuar një pjesë e banorëve.

Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën fshatin Floq, të Korçës dëmtuan një pjesë të mirë të banesave duke lënë banorët e këtij fshati në qiell të hapur.

Një pjesë e tyre u strehuan në çadrat e siguruara nga Forcat e Armatosura.