MENU
klinika

Detaje

Terror në Vlorë, burri vret gruan me sëpatë

25.06.2019 - 13:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një burrë ka goditur për vdekje me sëpatë gruan e tij.

Gruaja është goditur disa herë në kokë dhe fytyrë derisa ka mbetur e vdekur.

Mësohet se ajo ka mbërritur e pajetë në ambientet e spitalit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.