MENU
klinika

Thikë në fyt gardianit

Kapet një nga shqiptarët e arratisur nga burgu grek

03.06.2019 - 09:42

Katër shqiptarë janë arratisur nga burgu i Petru Rali në Athinë, ndërkohë bëhet me dije se një prej tyre është arrestuar.

Lajmi është bërë i ditur në mediat greke, ku shkruhej se të arratisurit ishin vendosur përkohësisht në këtë burg.

Ata ishin transferuar në këtë burg, pas disa episodeve dhune që janë regjistruar në burgun e Koridhalos.

Ndërkaq, policia ka nisur operacionin për kapjen e të arratisurve, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë me dije.

Sipas informacioneve, ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në dysheme dhe bënte si i sëmurë.

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda. Pastaj katër të burgosurit zbritën në katin e parë, ku u gjendën ballë për ballë me një oficer policie të cilin e kërcënuan. Më pas ata arritën të hyjnë në portën e daljes dhe ikën.

Një nga të arratisurit u arrestua, në zonën Rentis, ndërsa hetimet për arrestimin e të tjerëve janë duke u zhvilluar. Në operacionin policor po përdoren edhe helikopterë.