MENU
klinika

Vendimet e ATP

Toka të zëna nga ndërtime pa leje. Shpërndahen 2 mld lekë

23.06.2019 - 16:35

Agjencia e Trajtimi të Pronave ka përndarë për shpërblimit për pronat e zëna nga ndërtimet informale arrin në mbi 2 miliardë lekë.

Pranë ATP-së kanë aplikuar 1745 qytetarë për periudhën janar-dhjetor 2018. Janë ekzekutuar gjithsej 1727 kërkesa dhe është shpërndarë vlera financiare prej 2,147, 038, 233.81 lekë.

Për procesin e tjetërsimit të sipërfaqeve të shtetërore, oborreve në përdorim. Bazuar në VKM nr. 578 datë 29.08.2012 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim”, ndryshuar me VKM nr. 790 datë 14.11.2012. Për një ndryshim në vendimin nr. 578, datë 29.08.2012, të Këshillit të

Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim”, rezulton se gjatë periudhës janar – dhjetor 2018. Sipas ATP-së kanë aplikuar gjithësej 171 subjekte nga Bashki të ndryshme, janë shqyrtuar dhe janë me vendimmarrje për 510 kërkesa dhe janë kryer 1020 konfirmime me institucionet të treta.

Për të përfituar kompensimin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje, pronari duhet të paraqesë në AKKP kërkesën për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI).

Pronari plotëson një kërkesë për kompensimin në vlerë sipas formatit-tip, që vihet në dispozicion nga AKKP-ja.

I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie.

Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.

Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar.

AKKP-ja kërkon fotokopjen e dokumentit të identifikimit, certifikatën familjare të kërkuesit, dhe mandatpagesën që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

Pas miratimit të listës së përfituesve nga Këshilli i Ministrave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përfundon procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010, “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilat është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.