MENU
klinika

"Euro 2020"

Trajner i ri, avaz i vjetër/ Reja e nis me humbje!

08.06.2019 - 17:24

Shqipëria mori një humbje zhgënjyese ndaj Islandës në eleminatoret për kualifikueset “Euro 2020”.

Sfida nisi mirë për Shqipërinë, që morën kontrollin e lojës dhe rrezikuan me Hysajn, por goditja ishte qendrore dhe u grushtua nga portieri vendas.

Kuqezinjtë vijuan të kenë kontrollin e lojës, por në minutën e 22-të u ndëshkuan nga Sigmundsson, i cili përfitoi nga një hutim i mbrojtësve shqiptarë dhe doli përballë Berishës, duke dërguar topin në rrjetë.

Ekipi i Rejas u përpoqën të reagojnë dhe iu afruan disa herë portës islandeze, por pa arritur të kërcënojnë seriozisht atë.

Ritmi i lojës nuk ndryshoi as në pjesën e dytë ku kuqezinjtë tentuan disa herë t’i afrohen portës kundërshtare. Reja u mundua të freskojë mesfushën me aktivizimin e Ndojit dhe Kaçes, por nuk loja nuk ndryshoi. As aktivizimi i Armando Sadikut nuk e ndihmoi Kombëtaren të mertë pikë në këtë sfidë.


Minutat e fundit patën vetëm dëshirë të kuqezinjve për të gjetur golin e barazimit, por aksionet nuk ishin të rrjedhshme dhe lexoheshin lehtësisht nga islandezët, të cilët u vendosën në gjysmëfushën e tyre, për të ruajtur avantazhin.

Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë pas 3 ditësh në “Elbasan Arena” përballë Moldavisë.