Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kotë të Vlorës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Mësohet se ai ka marrë një plumb në gjoks, dhe se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Ndërkohë, Kota u trondit sërish në Nëntor të 2018 kur mbeti i vrarë Fatmir Hodo, 64 vjeç, Kryetar i njësisë administrative, pasi u qëllua me çifte nga 44- vjeçari Admir Delaj.
Mësohet se i plagosuri quhet Ardit Gjika, dhe është administrator i Njësisë Kotë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Mavrovë në momentin kur po punohej për shtrimin e rrugës.
Mësohet se banorët u konfliktuan me njërin prej punonjësve të rrugës dhe njëri nga banorët qëlloi me armë drejt punëtorëve.
Plagosja ka rezultuar fatale për administratorin e njësisë Kotë, i cili pasi u raportua i plagosur ndërroi jetën në spital. Para një viti u vra edhe kreu i mëparshëm i Njësisë së Korçës.