MENU
klinika

"Letër e shkëlqyer"

Trump letër për Kim Jong-un, përmirësohen marrëdhëniet

23.06.2019 - 10:20

Kreu i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka marrë një letër personale nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, sipas medias shtetërore.

Kim e vlerësoi letrën si “të shkëlqyer” dhe tha se ai do të “konsideronte seriozisht përmbajtjen interesante”, thotë agjencia e lajmeve e KCNA.

Ai vlerësoi gjithashtu “guximin e jashtëzakonshëm” të Trump.

Më parë këtë muaj, Trump tha se një letër e bukur i ishte dërguar atij nga udhëheqësi i Koresë së Veriut. Nuk u zbulua kur apo si u dërgua letra e Trump për Kim. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar.

Bisedimet midis SHBA dhe Koresë së Veriut ndaluan që prej  takimit në Vietnam midis Kim dhe Trump në shkurt. Letra është zhvillimi i parë i madh midis vendeve që atëherë, raporton Laura Bicker e BBC nga Seul.

SHBA ka këmbëngulur që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor, ndërsa Pyongyang ka kërkuar lehtësim të sanksioneve. Megjithatë, në muajt e fundit  Trump ka folur jo keq për Kim.

Më parë këtë muaj ai u tha gazetarëve se Koreja e Veriut nën udhëheqjen e Kim kishte “potencial të jashtëzakonshëm”.

Dhe në maj gjatë një vizite në Japoni, Trump e përshkroi Kim si një “djalë shumë të zgjuar” dhe tha se priste që “shumë gjëra të mira” të dilnin nga Koreja e Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim