MENU
klinika

EMRI+Pamje nga vendngjarja

Laç/ Kush është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash?

13.06.2019 - 09:37

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Laçin.

Viktor Shkorreti, 25-vjeç është ekzekutuar pas një konflikti të çastit në Laç. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një vend parkimi. Ndërkaq ende nuk dihen motivet e qarta të ngajrjes së rëndë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve. Ngjarja ndodhi në afërsi të gjykatës dhe stadiumit të Laçit.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 25 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.’