MENU
klinika

Trajneri italian e ka vendosur!

U largua nga Juventus/ Allegri zbulon të ardhmen!

13.06.2019 - 21:38

Pas 5 sezonesh mjaft të suksesshme në stolin e Juventusit, ku arriti të fitojë po kaq herë titullin kampion, Massimiliano Allegri u largua nga bardhezinjtë.

Megjithatë këtë vit dhe duket se për momentin nuk ka ndërmend të rikthehet në punë.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ish trajneri i bardhezinjve ka treguar se ka planifikuar që të bëjë pushim këtë vit, për t’iu përkushtuar familjes dhe për t’u karikuar më shumë për vitin e ardhshëm.

“Do të pushoj një vit, sepse duhet të merrem disi edhe me jetën private. Besoj se ky vit do të më shërbejë për t’u rikthyer më i karikuar sezonin tjetër.

Këto 16 vite kam qenë gjithmonë në centrifugë dhe kam lënë pas dore afeksionet familjare”, u shpreh ish-trajneri i Juventusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN