MENU
klinika

Zbuloni arsyen

U ndanë, por Bradley viziton Irina Shayk në shtëpinë e saj

19.06.2019 - 13:46

Ndarja mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper shkaktoi shumë bujë në media.

Aludimet qenë të shumta për një tradhëti të mundshme nga Bradley me Gaga-n. U përfol po ashtu se Irina e ka akuzuar për radhti Bradley-n dhe se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra e sjelljes së tij të afërt me Lady-n.

Pas suksesit nëpër pasarela, duket se Irina Shayk është kthyer në shtëpi për t’u qetësuar dhe Bradley Cooper nuk ka qenë shumë larg saj.

Ai është fotografuar këtë mëngjes duke vizituar ish-partneren e tij, por sipas ‘Cosmopolitan’ arsyeja është vajza e tyre Lea.

 

Sipas raportimeve, dyshja ka vendosur që të kujdesen bashkë për vogëlushen e tyre, edhe nëse nuk janë në një lidhje. Ndërkohë që Irina vazhdonte karrierën e saj, Lea dhe Bradley e kaluan festën e baballarëve së bashku, në një avion privat, duke udhëtuar drejt modeles.

Sipas një burimi, Irina dhe Bradley do vazhdojnë të kalojnë kohë si familje, kjo për qetësinë e vajzës së tyre.

Ata duan që Lea të ketë një jetë sa më të qetë, pranë prindërve të saj. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN