MENU
klinika

Foto

U zunë, por çfarë po ndodh tani mes Kidës dhe Mozzik?

27.06.2019 - 14:48

Në janar të vitit që lamë pas, Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo u larguan nga labeli ku punuan prej vitesh, “On Records”.

Reperët u larguan nga labeli pas një debati që bëri shumë bujë në media dhe pas kësaj ata prishën edhe marrëdhëniet më anëtarët e tjerë të grupit, përfshirë edhe Kidën.

Në intervista të ndryshme Kida dhe djemtë nuk preferonin të jepnin përgjigje lidhur me këtë temë duke mos zbulonin asnjë detaj.

Por me sa duket, tani që ka kaluar pak kohë artistët kanë ngritur flamurin e bardhë dhe kanë lënë pas të shkuarën.

Këtë e tregon një video e publikuar në Instastory nga Mozzik, i cili shfaqet në makinë duke dëgjuar këngën më të fundit të Kidës.