MENU

Fjalë të arta për kosovarin

UEFA ‘çmendet’ pas Rashicës: Nëse do të ishte brazilian…

11.06.2019 - 19:51

Milot Rashica po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë, ku pas sezonit fantastik me Werder Bremenin në Gjermani, po udhëheq edhe Kosovën me paraqitjet e tij.

Ai e mbylli sezonin në Bundesligë me 26 ndeshje të luajtura ku shënoi 9 gola, ndërsa realizoi 3 gola në 4 sfida të kupës.

Me përfaqësuesen e “Dardanëve”, Rashica ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet kualifikuese, si dhe dhuroi asistin e fitores për Elbasan Rashanin në minutat e fundit të lojës kundër Bullgarisë për 2-3.

Faqja zyrtare e “Euro2020” në Facebook i ka kushtuar një postim unik duke e cilësuar si futbollist të klasit botëror. “

“Ai nuk ka vëmendjen e mediave, pasi nuk vjen nga Brazili apo Spanja, por ka kualitetin e një lojtari të klasit botëror. I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA”, shkruhet në postim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dardanët 'gjunjëzojnë' Bullgarinë

“Euro 2020″/ Kosova fiton në ‘frymën e fundit’