MENU
klinika

Preken nga projekti 317 objekte

Unaza, nuk ndryshojnë shpronësimet!

04.06.2019 - 16:46

Ndryshimi i projetit për Unazën e Madhe nuk do të sjellë ndryshime në listën e objekteve që do të shembën për ti hapur rrugë ndërtimit të kësaj vepre.

Më gjithë ndryshimet e projektit të lotit 1 të Unazës së Madhe, asgjë nuk ndryshon në drejtim të shpronësimit të banorëve që preken prej tij, të cilët prej muajsh vazhdojnë protestat e përditshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se numri i familjeve që preken nga projekti do të jetë  i njëjtë me atë që ishte edhe në rastin e zbatimit të projektit të vjetër. Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantuan projektin e ri për lotin 1, që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania “DH Albania”.

Në thelb, ndryshimi sillte heqjen e mbikalimit të parashikuar për t’u ndërtuar te sheshi Shqiponja, duke zëvendësua me një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Por, kjo nuk sjell asnjë risi për banorët e Astirit, që gjithsesi duhet të lirojnë banesat e tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Autortieti Rrugor Shqiptar, nga zbatimi i gjithë projektit të unazës janë janë 317 objekte të cilat do të duhet të prishen, por 163 prej tyre nuk do të mund të shpronësohen, pasi nuk disponojnë dokumentet e pronësisë.

Gjithashtu, Agjencia e Kadastrës ka bërë me dije se 107 objekte do të skualifikohen nga procesi, çka do të thotë se familjet nuk do të mund të shpronësohen, duke pasur si alternativë të vetme bonusin e qirasë ose strehimin social të ofruar nga Bashkisë së Tiranës.