MENU
klinika

Detajet

United arrin marrëveshjen me mbrojtësin e PSG!

01.06.2019 - 19:09

Mbrojtësi belg Thomas Meunier është pranë transferimit te skuadra e Manchester United.

27-vjeçari që luan në Francë me skuadrën e PSG-së pritet të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës.

Kontrata e Meunier me PSG-në skadon në verën e vitit 2020 dhe klubi është gati ta lërë të lirë lojtarin të largohet.

Sipas të përditshmes belge “DH”, skuadra e Manchester United është gati të paguajë 30-35 milionë euro për mbrojtësin e krahut të djathtë.

Për Meunier është interesuar edhe Arsenal, por duket se ai preferon të luajë me Manchester United.

Meunier luan prej 3 sezonesh me PSG-në, ku në 99 ndeshje ka realizuar edhe 12 gola.