MENU
klinika

"Los Blancos" ndërrojnë objektiv

United bën ‘naze’ për Pogba/ Real në sulm për yllin e Ajax!

26.06.2019 - 19:22

Tjetër kandidat për rolin e mesfushorit të Realit të Madridit. Bëhet fjalë për holandezin Donny Van de Beek.

Sikurse informon “Marca”, rezistenca që po bën Manchester United për Paul Pogba, objektivin i parë të “Los Blancos” që kur Zidane u kthye në pankinë, po i detyron drejtuesit të shohin një alternativë tjetër.

Futbollisti holandez ra në sy sezonin e kaluar e Ajaxin e Amsterdamit dhe është shndërruar objektiv i shumë skuadrave me emër në Europë.

Blerja e van de Beek do t’i kushtonte shumë më pak Realit si për vlerën e kartonit ashtu edhe për pagën.

Vlera e tij rrotullohet te 60-70 milionë euro, ndërsa paga rreth 5 milionë euro, pra sa gjysma e shumës që do të përfitonte Pogba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN