MENU
klinika

Mësojeni!

Ushqimet e pasura/ Pas kujt janë fiksuar nutricionistët?

15.06.2019 - 15:14

Në fushën e nutricionit, duket se çdo ditë lind nga një “fjalë kyçe” e re!

Në fillim ishte spirulina, pastaj kolagjeni, selinoja perimja mrekullibërëse, klorofila e tani duket se të gjithë po flasin për polifenolet.

Së pari, çfarë janë polifenolet?

Janë komponime që gjenden tek bimët, por që vijnë me përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin! Ekzistojnë shumë lloje të polifenoleve (mbi 8,000 janë identifikuar), por ju mund të njiheni me disa prej tyre, si flavonoidet që gjenden me shumicë tek manaferrat.

Konsumi i ushqimeve të të pasura me polifenole gjatë një periudhe afatgjatë lidhet me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve kronike (si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare). Në fakt, një studim i vitit 2013 i botuar në Journal of Nutrition zbuloi një lidhje mes konsumit të lartë të polifenoleve dhe një rënie prej 30 përqind të vdekshmërisë tek mosha e tretë. Megjithatë nutricionistët pohojnë se nuk janë vetëm polifenolët që sjellin këto dobi shëndetësore. “Polifenolet punojnë së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë në burimet ushqimore me bazë bimore për të patur një efekt mbrojtës sinergjik në trupin e njeriut”.

Më poshtë do të listojmë 8 ushqime të pasura në polifenole

1. Çokollata e zezë 1.664 mg polifenole

2. Lajthi
Mes gjithë frutave të thata, lajthitë mbajnë vendin e parë me 495 mg për një kupë.

3. Qershi. Ju tashmë e dini se ky frut i ëmbël mund t’ju ndihmojë të flini, por e dini se është gjithashtu një “central elektrik” i polifenoleve? Një kupë me qershi ju ofron rreth 274 mg polifenole.

4. Artiçok ( 260 mg polifenolë)

5. Luleshtrydhe. Fruti ynë i preferuar ka 235 mg polifenola për një kupë

6. Kafe
Lajme të mira !! Një filxhan kafeje në mëngjes ju siguron 214 mg polifenole. Vetëm qëndroni larg sheqerit dhe qumështit, të cilat në fakt mund të ndikojnë negativisht në përthithjen e polifenolit të kafesë.

7. Rrushi i kuq. Ndërsa fruti përmban 169 mg polifenola, vera e kuqe i ofron organizmit 101 mg. Polyphenolet gjenden në lëkurën e rrushit të kuq me shumicë sepse tek rrushi i gjelbër (përdoret për verë të bardhë) gjenden vetëm 10 mg polifenole.

8. Spinaq. Shtoni disa nga këto gjethe jeshile në sallatën tuaj për një shtesë prej 119 mg polifenolësh

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!