MENU
klinika

Spanjollët godasin në merkato

Valencia zyrtarizon blerjen nga Barcelona!

25.06.2019 - 22:05

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Valencia ka zyrtarizuar blerjen e portierit holandez Jasper Cillessen.

Gardiani, rezerva e Ter Stegen, qëndroi për tre vite te Barcelona, pasi mbërriti nga Ajax në vitin 2016.

Megjithatë, holandezi u lodh duke qenë gjithmonë në stol dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën te konkurrentët e La Liga-s.

Cillessen kreu 32 paraqitje me katalanasit, 11 prej të cilave kanë ardhur në sezonin e fundit.

30-vjeçari është blerë për shifrëm e 30 milionë euro nga Valencia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN