MENU
klinika

Vijiojnë investigimet

Vdekja e Sala/ Policia arreston një person!

19.06.2019 - 22:26

Një person është arrestuar me dyshimin e vrasjes nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën nga përplasja e avionit.

Sulmuesi, i cili kishte firmosur me Cardiff, është vrarë në atë përplasje bashkë me pilotin David Ibbotson.

Një zëdhënës i policisë së Dorset tha se një 64-vjeçar nga North Yorkshire është arrestuar teksa investigimet vazhdojnë.

Policia gjithashtu ka shtuar se familjet e dy viktimave janë informuar. Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff më 21 janar kur aeroplani humbi kontakte me kontrollin e trafikut ajror në veri të Guernsey.

Trupi i tij është gjetur në shkurt, ndërsa ai i pilotit jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vdekja e tij mund të ishte evituar

Mesazhet rrënqethëse të Sala: Po më detyrojnë…