MENU
klinika

Vdiq në sallën e lindjes

Del autopsia mjeko-ligjore për Rexhinën, shkaku i vdekjes

10.06.2019 - 10:50

Ngjarja e rëndë ku një nënë e re vdiq në maternitetin e Elbasanit tronditi mbarë opinionin publik.

Rreth një muaj pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova ka dalë autopsia mjeko-lihjore.

Mjeku ligjor Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

kolana e librave

Nga kqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshmë të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute.

Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.