MENU
klinika

Takimi në Pezë

Veliaj: Më 30 qershor çojmë opozitën në shtëpi!

16.06.2019 - 11:08

Kryebashkiaku i Tiranës, njëkohësisht kandidatit i“Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj vijoi fushatën e tij elektorale në Pezë.

Gjatë takimit, Veliaj bëri një bilanc të punëve të bëra edhe në këtë njësi, si dhe prezantoi projektet e tjera që do t’i vijnë në ndihmë ekonomisë rurale.

Ai theksoi se 30 qershori është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë për familjet shqiptare.

“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë atyre ish simpatizantëve dhe militantëve të PD-së të cilët kanë vendosur që të mbështesin në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Socialiste. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë e cila i qëndron besnike qytetarëve dhe që nuk I ka zhgënjyer asnjëherë.

“Kush është sot këtu si demokrat, si dikush që është zhgënjyer dhe do punë, është zhgënjyer nga urrejtja dhe do dashurinë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që marrin një kontratë dhe e lënë përgjysmë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që duan të zgjidhin hallet e tyre dhe jo hallet tona, po iu them se kanë bërë zgjedhjen e duhur duke u bashkuar me PS-në, dhe e ju themi mirëseerdhët në familjen tonë, nuk do iu zhgënjejmë kurrë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.

veliaj-konica.al_

“Shqipëria është shumë më e emancipuar se opozita jonë. Çunat dhe gocat e Shqipërisë të demokratëve dhe socialistëve i kanë sytë në ballë, kush i ka parë kopshtet e reja ,shkollat, çerdhet që kemi bërë, kush e ka parë qoftë edhe këtë park dhe se si festohet këtu, kush ka parë të gjithë investimet që janë bërë nëpër lagje, dhe kush ka parë kanalet vaditëse, kush ka parë se si janë mbjellë pemët, kush ka parë se si është rritur imazhi i Tiranës, kush ka parë se sa turistë kanë ardhur, kush ka parë që ekonomia e Tiranës po rritet me 10 %, i ka sytë në ballë dhe në datë 30 do të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Veliaj shtoi se ndryshe Luli dhe Mona që e shohin Shqipërinë për të përfituar për vete dhe familjen e tyre, qytetarët e Tiranës duan që të diskutojnë për më shumë punë.

“Luli, Mona, por si njerëz të dhunshëm, që perëndimi nuk i qas më, nuk është halli ynë por është hall i tyre, ta zgjidhin vet, ne do zgjidhim hallet tona. Po ata nuk duan që ne të zgjidhim hallet tona. Po folëm për halle, po folëm për punë, atyre ju pritet filmi, atyre është sikur i zë makina; atyre po u fole për punë zëre se i zë, ata po panë traktor duke punuar i zë, ata po panë një pemë duke u mbjell i zë, i zë puna, u vjen për të vjell nga puna se i zë puna, se s’janë mësuar me punë, iu prish rehatinë, si ajo kënga (unë jam me Noyz-in në fakt por ajo është e Stresit, nga ‘’xhami i një lambo’’). Po sigurisht kur e sheh Shqipërinë nga ‘’xhami i një lambo’’ dhe e gjithë makinave të parkuara te PD-ja sigurisht që Shqipëria është një vend për t’u mjelë gjatë javës, dhe për të shkuar në Amsterdam në fundjavë.

“Patjetër që do bëhen rrugët te Rruga e Arbrit, patjetër që do bëhen rrugën në Kardhiq, pra edhe në veri e në jug, po prapë në Tiranë do vijnë. Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë. Prandaj do ishte mirë t’i kishim dhe këto të Tiranës, siç kanë filluar. Një nga arsyet pse vijmë me kokën lart. Një nga arsyet pse qëndrojmë krenar për punët që kemi bërë, është që së pari kemi mbajtur shumicën e premtimeve.

Edhe në minutë të fundit jemi duke mbajtur ato premtime që ndoshta nuk vareshin nga ne, por që tani me mbështetjen që Edi Rama i ka dhënë Bashkisë së Tiranës, që qeveria shqiptare, që grupi ynë parlamentar, funksionojmë si një familje e madhe ku vëllai i madh ndihmon të voglin, motra e madhe ndihmon të voglën, gjyshi nipërit dhe mbesat”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj i cili në këto zgjedhje kërkon një mandat të dytë.” tha ai ndër të tjera.