MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Veliaj në një linjë me Ramën: Edhe 22 ditë!

09.06.2019 - 09:30

Njësoj si kryeministri Edi Rama edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk e ka mirëpritur vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit.

Në një postim në facebook, Veliaj shkruan se Shqipërinë e ndajnë vetëm 22 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas Veliajt në 30 qershor Tirana do të zgjedhë ose punën ose dhunën.

“Në 30 Qershor Tirana vendos, punën ose dhunën, 30 vitet e shkuara ose 30 vitet e ardhshme! FORCA!” , shkruan Veliaj.