23.06.2019 - 13:59
Tre persona kanë rrezikuar që të mbyten sot në plazhin e Velipojës.
Më dramatike situata ka qenë për një të mitur, i cili për pak sa nuk kanë humbur jetën.
Ishin turistët ata që arritën të ndërhynë në kohë, për t’i shpëtuar jetën.
Sipas informacioneve, Velipoja nuk ka roje bregdetare, edhe pse është investuar për kullat e vrojtimit.
Kjo e bën të rrezikshëm futjen në ujë të personave që nuk dinë not.