MENU
klinika

Hahn njofton shtyrjen e vendimit

Vera pa negociata, BE “mbyll” dyert për Shqipërinë

18.06.2019 - 17:37

Me sa duket dyert e Bashkimit Evropian do të rrinë ende të mbyllura për Shqipërinë.

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn tha sot se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë, duke theksuar se BE kërkon më shumë kohë për të vlerësuar rekomandimet e KE.

“Dua të falënderoj presidencën rumune. Ka pasur përpjekje të suksesshme. Ne kemi bërë progres në fakt. Nuk jemi aty ku do donim por kemi bërë progres.

Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE.

Shpresojmë që këto vende të Ballkanin Perëndimor të integrohen në BE. Ka disa vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave me Shqip e M. Veriut, megjithatë Be mendon se këto vende duhet të shpërblehen.

Nuk është vetëm në interes të këtyre 6 vendeve të B.Perëndimor por edhe në interesin tonë. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale.

Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to., megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave.

Nuk është arritur të merret këtë verë. Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre”, deklaroi Hahn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi i kryeministrave të Ballkanit

Integrimi/ Hahn në Durrës: S’ka barriera

Komisioneri apel Maqedonisë dhe Greqisë

Çështja e emrit/ Hahn: Pa u zgjidhur harrojeni BE-në