MENU
klinika

Zhgjënjimi

Verstappen thumbon Red Bull: Po bëjmë hapa pas

17.06.2019 - 19:04

Piloti holandez Max Verstappen ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e deritanishme të makinës Red Bull.

Makina austriake nuk ka mundur të duelojë për fitore në ndonjë garë me përjashtim të asaj të Montekarlos, duke qenë sipas Max shumë hapa prapa krahasuar me njëvendëshen e vitit të kaluar.

“Nuk kam folur shumë këtë sezon, pasi prisja që makina të ndryshonte disi nga gara në garë, por kjo nuk po ndodh. Nuk e di se çfarë po ndodh, por nuk po arrijmë të rivalizojmë me Mercedes apo me Ferrari. Shpresoja që këtë vit të bënim një hap më shumë përpara, por më duket se jemi duke ecur pas”, tha Verstappen.

“Vetëm dy vende të treta janë shumë pak për mua dhe Red Bull. Duhet që gjërat të ndryshojnë sa më shpejt nëse duam të fitojmë. Gjithsesi, më duket e vështirë që situata të ndryshojë deri në verë.

Ndoshta pas pushimeve mund të kemi një Red Bull më të shpejtë”, tha piloti holandez.