MENU
klinika

FOTO/ Vitet 1920/30,

Kolonizimi i Kosovës nga serbë, rusë e malazezë

13.06.2019 - 13:25

Gazeta serbe “Illustrovani List” ka publikuar për herë të parë foto-dokumenta të kolonizimit të Kosovës , nga serbët, rusët dhe malazezët në vitin, 1920.

Kolonizimi i Kosovës nga serbët, rusët dhe malazezët vazhdoi deri në 1940.

Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme.

Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoviniste.

Pushteti menjëherë filloi organizimin administrativ në Kosovë dhe vise të tjera për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare.

Regjimi i mbretit Aleksandër në vitin 1920 e ka përpiluar programin special për pastrimin e territoreve etnike shqiptare.

Duke u bazuar në atë pogram, ushtria serbe dhe xhandarmëria kanë bërë krime të paparë, duke i djegur 182 fshatra shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E vërteta e planeve të Çubrilloviqit

Dëbimi i dhimbshëm i shqiptarëve drejt Turqisë