MENU
klinika

'Arkitekti' i suksesshëm firmos kontratën

Vjen lajmi i shumëpritur për tifozët e Ajax!

20.06.2019 - 20:15

Martesa mes Erik ten Hag dhe Ajax-it do të vazhdojë ende.

Trajneri holandez ka udhëhequr skuadrën drejt një rilindjeje të jashtëzakonshme, me një sezon për t’u vënë në kornizë, veçanërisht në Europë, ku ëndrra Champions u shua në minutat e fundit të gjysmëfinales së kthimit.

Megjithatë, tani ka ardhur lajmi që do të gëzojë tifozët e gjigantëve të Holandës.

Ten Hag ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2022, duke zgjatur me dy vite marrëveshjen e mëparshme, e cila skadonte në qershor të 2020-ës.

Ka qenë vetë klubi që ka lajmëruar rinovimin në rrjetet sociale.

Nën drejtimin e Ten Hag, Ajax-i fitoi titullin dhe Kupën e Holandës sezonin e kaluar.