MENU
klinika

Nga 1300-ta dhe sot

Voskopoja ëndërron sërish lavdinë

25.06.2019 - 16:22

     Ekspozita “Rrëfej Voskopojën” mban autorësinë e Andon Falos, i biri i intelektualit të njohur dhe historianit voskopojar Dhori Falo. Duke iu referuar hulumtimeve të të atit, ai thotë se zanafilla e krijimit të Voskopojës duhet të ketë qënë nga viti 1300.

Falo thekson se fshati i tij, pati një periudhë lulëzimi, me zhvillimin ekonomik e kulturor, pas vitit 1700, kur kishte një popullsi prej 20-35 mijë banorë.

 

 

Duke nisur nga kisha e Shën Gjergjit, ndër të parat në këtë fshat, me përmasat e një qyteti për kohën, u ngritën më pas rreth 24 të tjera, si manastiri i Shën Prodhromit, Akademia, shtypshkronja… Pa dyshim, tregtia dhe artizanet nga më të ndryshmet, zhvillim të jashtëzakonshëm Voskopojës.

 

 

 

Voskopoja përmendet me dokumente për iniciativa e shumta të bamirësisë dhe akte filantrope në vlera të mëdha financiare.

 

 

 

 

Voskopojës i erdhi shkatërrimi, tri herë: nga migrimi i voskopojarëve sa në Korçë, Rumani, SHBA dhe gjetkë, me braktisjen fshati pothuajse u tkurr.

 

 

 

Andon Falo e pohon se, Voskopojës i është rikthyer një pjesë e shkëlqimit të vjetër, por është i vetëdijshëm se nuk mund të arrihet lavdia e parë e saj edhe për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

Restaurohet "Deisis"

Ikona e mesjetës daton më 1761