MENU

Video

Votim me 2 palë lista në Finiq, çfarë thonë komisionerët?

30.06.2019 - 12:48

Votimi në Qendrën e Votimit 49171 në fshatin Vagalat në Bashkinë Finiq ka nisur me probleme.

Në këtë qendër procesi i votimit ka nisur me dy lista zgjedhësish. Mësohet se në këtë qendër janë dy palë lista, njëra është e shkruar me shkrim dore e tjetra është e printuar.

Komisionerët janë pyetur për arsyen pse janë dy palë lista, por ata shprehen se nuk i gjetën dot.

Në lidhje me këtë situatë është vënë në dijeni KZAZ, por nuk ka pasur asnjë reagim.

Në këtë qendër votimi, që nga nisja e procesit zgjedhor e deri më tani kanë votouar rreth 50 vetë.