MENU
klinika

Hyri për të shuar sherrin

Vrasja e administratorit në Vlorë, arrestohen autorët

12.06.2019 - 09:16

Është zbardhur ngjarja e djeshme në Selenicë, ku mbeti i vrarë kreu i njësisë Kotë, Argjil Gjoka.

Mëngjesin e sotëm, policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga janë vënë; Arif Bejtaj 19 vjec; Jace Bejtaj, 22 vjec dhe Namik Bejtaj 30 vjec. Nderkohe qe ne kerkim eshte shpallur Mersin Bejtaj 32 vjec.

‘Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj”– njofton policia.

NJOFTIMI

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

kolana e librave

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

• N.B., 30 vjeç (arrestuar).
• J.B., 22 vjeç (arrestuar).
• A.B., 19 vjeç (arrestuar).
Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.