MENU
klinika

Detaje nga krimi horror

Vrau gruan me sëpatë, Lavdoshi rrëfen krimin: S’mund të duroja…

26.06.2019 - 13:24

Ditën e djeshme, qyteti i Vlorës u trondit nga një krim i rëndë.

Lavdosh Sulo, 56-vjeç ka vrarë me sëpatë gruan e tij për shkaqe xhelozie.

Ai pas arrestimit, ka pranuar krimin e rëndë për vrasjen e Laureta Sulos 44 vjeçe.

Mësohet se Lavdosh Sulo prej kohësh kishte konflikte me gruan e tij për motive xhelozie.

Ai në momentin e arrestimit ka qenë shumë i rënduar psikologjikisht.

Ishte mjaft i rënduar, në momentin e arrestimit, ishte i mbuluar i tëri në gjak”, konfirmojnë burime nga policia e Vlorës.

Pas vrasjes së gruas Lavdoshi ka tentuar të shkojë edhe deri tek lokali pranë banesës dhe servisit që kishin në pronësi të tyre, ku edhe ndodhi ngjarja, por më pas ka telefonuar policinë.

“E vrava sepse dyshoja se më tradhtonte, madje për këtë kishim pasur disa herë konflikte. Dyshoja se kishte lidhje me tjetër njeri.

Konfliktet ishin të vazhdueshme, por nuk mund të duroja me tradhtitë”, mësohet se ka deklaruar në polici 56-vjeçari Lavdosh Sulo, sipas burimeve nga grupi hetimor.

Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë dhe pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes për shkak të xhelozisë.

Duket se vrasja ishte paralajmëruar, pasi pak ditë me parë, vëllai i autorit të ngjarjes, Arben Sulo ka tentuar të qëllojë me armë zjarri në Alikokë të fshatit Babicë, personin me të cilin dyshonin se kishte lidhje 44-vjeçarja, madje që kishin edhe lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet