MENU
klinika

Alarmohen banorët

Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës

07.06.2019 - 09:24

Banorët e fshatit Svircë në Kosovë janë zgjuar të alarmuar, pasi xhandarmëria serbe është futur në territorin kosovar.

Një ekip prej katër pjesëtarësh kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Sipas televizioneve kosovare, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Rruga në fjalë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë provokim ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të drurëve, megjithatë banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN