Besart Kallaku-Xhensila Myrtezaj u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.
Duket se Besi dhe Xhensila vijojnë të “zihen” për problemin më të madh të çdo çifti prindërish të rinj: Përse e zgjove?!
Kështu, “sherrin” e fundit, dyshja e njohur e shoëbiz-it e ka zhvendosur nga shtëpia e tyre, në Instagram. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar një foto ku shfaqet me një shprehi të nevrikosur në fytyrë, dhe në përshkrimin e fotos i shpjegon të gjitha.
“Ai momenti kur vajza është në gjumë edhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë!”
Kështu ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e shoqëruar me disa emoji që të lënë të kuptosh se në momente të tilla është e gatshme ta rrahë bashkëshortin e saj.
Mirëpo, nuk ka munguar dhe reagimi i fajtorit, i cili me anë të një komenti i përgjgjigjet pretendimeve të Xhensilës. “Po pra po! Kur e zgjoj unë thuhet ‘pse e zgjove’. Kur e zgjon ti vetë, thua ‘kishte orarin për ta zgjuar ajo tani’!”-ka shkruar ai.
Duken të jenë këto problemet më të fundit të çiftit.