MENU
klinika

Fifi i tha të gjitha...

Zbulohet bashkëpunimi i rradhës i Luana Vjollcës!

28.06.2019 - 16:42

Në një nga puntatat e emisionit “Shiko kush luan’, këngëtaret treguan se mund të kishte një bashkëpunim mes tyre dhe me sa duket ka ardhur koha.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca nuk po zbulonte asnjë detaj lidhur me projektin në fjalë, megjithatë një postim në Instagram nga Fifi tregon shumë.

Fifi ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Luanës dhe në shkrimin krahas saj lë të kuptohet se kënga do të jetë bashkëpunim mes tyre.

“Çfarë po ndodh mes këtyre dyjave”, -shkruan Fifi.

Nuk kemi ende diçka të sigurt e të konfirmuar nga dy vajzat, ndaj na mbetet thjesht të presim.