MENU
klinika

Po gjinia e bebit?

Zbuluan shtatzëninë, por sa muajshe është Miriam Cani?

21.06.2019 - 13:59

Qe shumë i bukur lajmi që Albani dhe Miriam dhanë gjatë koncertit, se po prisnin një tjetër foshnnje.

Dy artistët e njohur që celebruan në martesë dashurinë e tyre vetëm pak javë më parë në Maldive në një ceremoni tepër intime, janë gjithashtu prindër të vogëlushes Ameli, e cila është 3 vjeçe.

Por, të tilla si ato të momentit kur ai së bashku me Miriam Canin zbuluan në skenë gjatë koncertit “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë se janë në pritje të fëmijës së dytë, me siguri rrallë i ka përjetuar artisti i disa prej hiteve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Vetëm së fundmi, artistja Miriam Cani ka bërë të ditur se ajo sapo ka përfunduar 3-mujorin e parë të shtatzënisë.

Mirëpo, për detaje të tjera si për shembull gjinia e bebushit të dytë Skënderaj duket se do të duhet të presim edhe pak, pasi vetë Miriami është shprehur se është ende herët.